Është votuar qeveria dhe programi qeverisës “Rama 3”, pas një seance maratonë në sallën e Kuvendit, e cila nisi prej orës 10:00 të ditës së djeshme.

Rreth orës 06:46, në Kuvend u miratua me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3”.

Pas votimit në Kuvend, pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta.