Bayerni ka arritur që të zhbllokojë gjysmëfinalen e parë ndaj PSG. Harry Kane në minutën e 17-të arrin të realizojë nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Luis Diaz. Kolumbiani u pengua në zonë nga mbrojtja vendase.
Kujtojmë që për Harry Kane ky është goli i 13 në 12 ndeshje këtë sezon në Champion League.
PSG reagon shumë shpejt duke vendosur baraspeshën në Paris. Në minutën e 24-t, skuadra vendase shënoi golin e barazimit 1-1.
Khvicha Kvaratskhelia dhuron spektakël me një aksion personal duke e dërguar topin në cepin e portës. Asnjë shans reagimi për Neuer.





