Ka një muaj të caktuar të vitit që është më i përshtatshmi për të gjetur një punë të re.
Në Amerikë e quajnë “shpërthimi i shtatorit”. Sipas ekspertëve të tregut atje, duke nisur nga 1 shtatori kompanitë e ndryshme kanë shumë vende vakante. Këtë gjë e konfirmon edhe konsulentja e biznesit Chanelle Howell.
“Jemi në mesin e 3-mujorit të tretë të vitit, drejtuesit e lartë po kthehen nga pushimet dhe kompanitë kanë ende buxhet”, shpjegon Howell.
Ky është një trend që i shtyn kompanitë të krijojnë staf me më shumë kualitet për objektivat që kanë vënë deri në fund të vitit.
Kjo nis procesin që rezulton në hapjen e shumë vendeve të reja të punës dhe plotësimin e shpejtë të tyre, relativisht gjithmonë.
Ky trend zgjat për rreth një muaj e gjysmë.