Ngjarja tragjike e ndodhur në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë, ku humbi jetën një grua shtatzanë së bashku me foshnjën, tronditi pa masë qytetarët mëngjesin e sotëm.
Ky lajm ka prekur edhe këngëtaren shqiptare Aurela Gaçe, që për më tepër është është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Përmes një statusi në Facebook, këngëtarja ka shprehur trishtimin e dhimbjen e madhe që ndjen për këtë rast fatkeq.
“Kur një nënë pret një fëmijë, të gjithë e urojnë "Shpëtofsh ti e fëmija " Eh….pa fjalë. Dhimbje…Qofshin të parajses nëna e bebja që iu pre jeta akoma pa e filluar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Pa fjalë…Duke qenë se jemi vetë në atë që quhet pritja më ëmbël, ky lajm është shkatërrues. Paçin fat e qofshin të shëndetshme gjithë ato nëna që sjellin në jetë një jetë tjetër”, shkruan Aurela.





