TIRANË, 14 nëntor 2013 – Melsi Labi i LSI-së nga Durrësi zëvendësoi në krye të Muzeut Historik Kombëtar shijakasin, medievistin e njohur Dr. Luan Malltezi, krushku i ish-kryeministrit Sali Berisha. Emërimi i Labit erdhi pas shpalljes së konkursit për pozicionin e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar. Është diplomuar në degën e historisë, për t’u specializuar më pas për Arkeologji në Britaninë e Madhe. Mësohet se Labi ka marrë pjesë në disa ekspedita gërmimesh arkeologjike në Butrint, Durrës, Finiq, Lezhë, Sarandë dhe Tiranë. Ndërkaq, nisi edhe angazhimi i tij politik pranë LSI-së. Në vitin 2008 ka qenë drejtor i qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit, ku u zëvendësua nga dramaturgu, skenaristi, romancieri, gazetari i njohur Bashkim Hoxha. Gjithashtu, gjatë periudhës së koalicionit të PD-së me LSI-në, Labi ka mbajtur funksionin e drejtorit të përgjithshëm të politikave për artin në ish-Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/