Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

Një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet N.K., banues në Gjirokastër po drejtonte automjetin tip ‘Toyota’ ka përplasur këmbësoren 14-vjeçare të identifikuar me inicialet H.K.

E mitura u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.