Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Benjamin Pavard ka dëmtuar rëndë gjurin e majtë.

Inzaghi, i cili u shfaq i shqetësuar pas ndeshjes në Bergamo, kishte të drejtë: ish-futbollist i Bayernit do të duhet të mbajë një protez për 3/4 javë përpara se të fillojë punën e riaftësimit.

Në thelb ai do të jetë jashtë për të paktën dy muaj: prandaj do të shihet sërish në janar.

Ndoshta për ndeshjen kundër Monzës të planifikuar rreth mesit të janarit, ose atë në Milano kundër Atalantës.

Një mungesë qartësisht e rëndë, e kompensuar nga besueshmëria e Matteo Darmian, gjithmonë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij si kur iu kërkua të luante si anësor – duke lejuar Dumfries të merrte frymë pavarësisht mungesës së zgjatur të Cuadrado.

Megjithatë, Inzaghi do të ketë mundësinë të testojë 22-vjecarin Bisseck në këtë periudhë kohore.

Deri më tani gjiganti gjerman është përdorur pak, por të gjithë janë impresionuar nga përkushtimi i tij dhe rritja e vazhdueshme e treguar në stërvitje.

Me pak fjalë, stafi i zikaltrve është i bindur se megjithëse pesha specifike e Pavard është e padiskutueshme, skuadra ka burimet për të kompensuar mungesën e tij.