Iran Zhunior Gonçalves është largimi i parë në radhët e kampionëve të Teutës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori brazilian, i cili ka postuar së fundmi një foto me trofeun e Kategorisë Superiore, teksa nëpërmjet një mbishkrimi zbulon “divorcin” me durrsakët.

“Dua të lë falenderimet e mija për klubin e Teutës, që hapi derën për mua. Faleminderit! Shihemi së shpejti”, shkruan braziliani.