Një lamtumirë shurdhuese, jo për shkak të ovacioneve por për shkak të heshtjes në adresë të atij që konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë e futbollit.
Fundi i Lionel Messit te PSG është një histori e trishtë. Nga përplasjet te heshtja që mbulon rrugëtimin e “pleshtit”, tashmë i snobuar nga të gjithë në Paris e madje edhe nga vetë presidenti Al Khelaifi.
Ndoshta titulli më i hidhur në historinë e argjentinasit që do ta mbajë mend gjatë pikërisht për shkak të heshtjes shurdhuese dhe mungesës minimalisht të një feste.
Të tillë do të ketë të shtunën në “Parc de Princes” por jo për lamtumirën e Messit, i cili pret 30 qershorin për të nënshkruar në Arabinë Saudite.
Kontrata e rekordeve po e pret, ndërsa Lionel është gati të mbyllë njëherë e përgjthmonë kapitullin më të errët të karrierës së tij.