Të tradhtosh një ëndërr. Po, sepse në Leicester nuk është tradhtuar asnjë dashuri, por një ëndërr, atë që Claudio Ranieri e kishte ndërtuar me shumë punë, djersë dhe pak fat, që duhet gjithmonë. “Në krahinën e Leicestershire një mjeshtër italian ka udhëhequr një grup dhelprash drejt triumfit në një kampionat të mbushur me peshkaqenë të uritur…”: një përrallë ajo e lojtarëve të veshur me blu, e cila është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Tradhtia e njerëzve më të besuar, që i kanë ngulur një thikë pas shpine mjeshtrit të tyre. “Times” ka shkruar emrat e tradhtarëve: Albrighton, Morgan dhe, mbi të gjithë, dyshja Vardy-Schmeichel, sulmuesi dhe portieri, “bomberi” dhe “gardiani” që kanë përdorur golat dhe duart për të marrë në shtëpi trofeun e Premier League sezonin e kaluar. Këta të katërt kanë folur me pronarin Vichai Srivaddhanaprabh duke i kërkuar këtij të fundit shkarkimin e trajnerit.

Në rrjetet sociale ka pasur nga ata që kanë falënderuar Claudio Ranieri-n, si Mahrez, një nga ata që duket se e ka kuptuar se i detyrohet për gjithçka ish-trajnerit të Juventus, Inter dhe Roma, nga ata që e dinë se janë transformuar në futbollistë të vërtetë nga eksperienca e italianit. Më pas janë ata si kasher Schmeichel, që ka bërë një postim në Instagram, duke falënderuar ish-trajnerin e tij. Por, pasi emri i tij ka dalë në listën e tradhtarëve, populli i internetit ka shpërthyer, duke e krahasuar danezin me një gjarpër. “Dhlepra” është kthyer në një zvarranik dhe ka kafshuar mjeshtrin italian pas krahëve…