Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 16.59 në Milano, Itali. Tërmeti ka ndodhur në thellësinë 8 km, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Lëkundja ka qenë e fortë, pasi është ndjerë edhe në katet e para të shtëpive.

Të shumta kanë qenë telefonatat që qytetarët italianë kanë bërë në numrat e telefonit të zjarrfikësve dhe policisë, raporton Il Messaggero.