Një letër është vendosur mes luleve në arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth II, ku lexohet: Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar. Charles R.

Lulet sipër arkivolit janë mbledhur nga pallati Buckingam dhe vendet e preferuara të mbretëreshës.

Mes luleve është edhe rozmarina, lulja e preferuar e mbretëreshës.

Një shërbim funeral shtetëror u mbajt në Westminster Abbey.

Më pas marshimi me arkëmortin e saj vijon përmes Londrës në Harkun e Wellington, nga ku Mbretëresha do të bëjë udhëtimin e saj të fundit, drejt Windsor, atje ku edhe do të prehet.