Në Lezhë është kujtuar 557-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Homazhe u mbajtën në vendvarrimin e heroit kombëtar. Ato nisën me gjamën e burrave. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe ato të klerit katolik.

Ndërkohë historianët e vunë theksin tek figura e heroit tonë kombëtar.

“Vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut i tronditi thellë Arbërit dhe pati ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të Arbërisë sepse përveç Lekës së tretë të Dukagjinit, se falë tij e kemi të dokumentume gjamën e burrave për herë të parë nga Marin Barleti, pra ditën kur Gjergj Kastiot Skënderbeu ka ndërruar jetë. Asnjë përfaqësues tjetër i fisnikërisë vendase nuk mundi ti bënte ballë furisë Sulltan Mehmetit 2”, – u shpreh Paulin Zefi.     

Aktivitete u zhvilluan më pas edhe në Pallatin e Kulturës ku u kënduan arie të ndryshme.