TIRANE – Lëvizja LGBT në Shqipëri shpall konkursin për zgjedhjen e aleatëve të vitit 2012 për komunitetin LGBT, duke propozuar 12 personazhe që siç thuhet në njoftimin e Lëvizjes “kanë qenë mbështetës dhe mirëkuptues ndaj LGBT por kanë mundur edhe të shfrytëzojnë ndikimin e tyre dhe aksesin ne media si dhe respektin që gëzojnë në publik për të promovuar dhe avancuar kauzën LGBT.” 

Deri në fund të muajit shkurt komuniteti LGBT mund të votojë personazhin e preferuar. Votimet do të jenë vendimtare në masën 50 përqind për përcaktimin e këtij çmimi, i pari i këtij lloji, që do të ndahet mes një "Aleate të vitit" (femër) dhe një "Aleati të vitit" (mashkull). 

Deri në fund të muajit shkurt mund të votohet jo vetëm për këto 12 emra, por edhe për personazhe të tjerë. Pas shkurtit do të ketë një tjetër njoftim nga ana e lëvizjes LGBT për rezultatin dhe për mënyrën se si do procedohet më tej me votimin, për të patur në datën 17 maj 2013 çmimin e parë "Aleati i Vitit" dhe "Aleatja e Vitit". 

Votimi mund të bëhet online në faqen www.gay.al në këtë link: 
http://gay.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=1525&Itemid=486&lang=sq 

Votimet që do të bëhen përmes emailit në adresat [email protected] apo [email protected] si edhe /apo në grupet në Facebook, do të shtohen te sondazhi në Gay.al, qe do te konsiderohet mediumi zyrtar i këtij sondazhi. 

Propozimet për çmimin “Aleatja e Vitit”: 
Margarita Kristidhi 
Elsa Ballauri 
Delina Fico 
Desada Metaj 
Iris Luarasi 
Inida Gjata (Zhaku) 

Propozimet për çmimin “Aleati i Vitit”: 
Fatos Lubonja 
Mustafa Nano 
Gezim Tushi 
Arian Cani 
Igli Totozani 
Foto Strakosha