12 janar 2014 – Rikthen krimet në familje, ku djali qëllon me thikë në zemër babain. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Tokëz të Librazhdit, ku djali gjatë një zënke mes babait e ka qëlluar me thikë në zemër këtë të fundit, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Librazhdit, sipas të cilëve, viktima është Ferit Çota, 65 vjeç. Autori i këtij krimi është djali i tij, Ermir Çota, 35 vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes. 35 vjeçari ishte invalid dhe sipas familjarëve kishte probleme të mëdha me depresionin. Sipas policisë, ata ishin zënë edhe herë të tjera.
Librazhd, 35 vjeçari qëllon për vdekje me thikë babain
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Uji i pijshëm i ndotur në Fushë-Arrëz/ Rreth 120 banorë paraqiten në spital me shenja helmimi
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt
A do t’i shënjestrojë fabrikat britanike? Putin përgjigjet me ironi: Sekret ushtarak!
Dy operacione kundër kontrabandës në Kakavijë brenda 24 orëve, arrestohen dy persona, sekuestrohen cigare, puro e dhjetëra kilogramë kafe





