Pas takimit që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak me ndërtuesit në Durrës dhe intervistës për mediat, kreu i qeverisë është përballur me kërkesën e çuditshme të një qytetari.

Ndërsa Rama po largohej, një qytetar e ka thirrur dhe kryeministri u ka kërkuar truprojave të tij që ta lejonin ta takonte.

“Ça ke mor vlla, ça ke”,– e pyeti Rama, ndërkohë që mbeti jo pak i habitur nga qytetari që iu drejtua me fjalët: M’u ma kanë marrë gruan, ma kanë çu në Golem. Ma kanë marrë gruan pa më pyt mu!

Në këtë moment, kryeministri Rama nuk humbi rastin për të vijuar bisedën me batutat e tij, për të cilat është bërë i famshëm.

“Po gruaja paska mend më shumë se ti se paska shku në hotel!”,– i tha Rama banorit, ndërkohë që e ftoi të merrte autobuzin dhe të shkonte në Golem tek gruaja.

Ndiqni më poshtë të gjithë bisedën e zhvilluar mes Ramës dhe qytetarit në sheshin para bashkisë së Durrësit, bisedë kjo që shkaktoi mjaft të qeshura mes të pranishmëve.