Gruaja e larguar e sundimtarit të Dubai – një nga udhëheqësit më të lartë në Lindjen e Mesme – ka kërkuar një urdhër mbrojtje ndaj martesës së detyruar në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gruaja e Sheik Mohamed Al Maktoum, Princesha Haya Bint al-Huseini, është anëtarja e tretë femër e familjes së tij që me sa duket përpiqet të arratiset.

Këtë muaj ajo u raportua të fshihej në Londër dhe thuhet se ishte e frikësuar për jetën e saj. Çështja filloi në Londër të martën.

Princesha Haya kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, me të cilët u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe një urdhër për mos shqetësim.

Detajet e urdhrave të kërkuara nga princesha nuk dihen.