Emisioni satirik "Bypass Show" me autorësinë dhe moderimin e aktorit të njohur të humorit, Agim Bajko i cili transmetohet në Vizion Plus është mbyllur pas 13 vitesh në ekran.

Lajmi e ka bërë të ditur stafi i emisionit nëpërmjet një postimi në Facebook.

"Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek ju realitetin ashtu siç është në të vërtetë. Në kuptimin e plotë të fjalës, kemi ndejtur shtrembër dhe kemi folur drejt. Por si çdo gjë në këtë botë edhe udhëtimi ynë e ka një fund. Nga sot “Bypass Show” nuk do ta vazhdojë më transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej më shumë se një dekade. Ju falenderojmë përzemersisht që keni qenë pjesë e hapësirës sonë “disinformuese” dhe siç thotë edhe Bajko… RELAX!"