Pas përfshirjes në ngjarjen e ish-bllokut, këngëtarja Elvana Gjata po lakohet në media, edhe për një tjetër skandal. Ketë herë një nga bashkëpunëtorët e saj më të fundit, Dolla Sign, me të cilin, ka publikuar hitin “Off Guard”, rrezikon 15 vite burg.

Sipas TMZ-së, ai është arrestuar nga policia e Antlantës pasi gjeti në çantën e tij, kokainë dhe marijuanë. Dolla Sign, pritet të përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike, nga e cila rrezikon të paktën 15 vite burg.

Kujtojmë që këngëtarja Elvana Gjata, që pas ngjarjes së 4 tetorit në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur, është zhdukur fare nga jeta publike.