Një turist britanik, David Humphries, i cili ndodhej për pushime në Egjipt, ka humbur jetën, pasi është ndjerë keq në pishinën e resortit ku po qëndronte.

Në vendin afrikan i është bërë autopsia e parë, por kur trupi mbërriti në Angli dhe mjekët bënë autopsinë e dytë, bluzat e bardha u shokuan.

Sipas raporton Daily Mail, mjekët zbuluan se burrit i mungonte zemra dhe veshkat. Gruaja e turistit britanik ka denoncuar publikisht ngjarjen.

Ajo tregon se ai ndjeu dhimbje në kraharor dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, humbi jetën pak orë më vonë.

Mjekët në Egjipt kanë kryer autopsinë, pa marrë më parë aprovimin e familjes. Dyshohet se organet e munguara nga trupi i të vdekurit janë marrë nga trafikantët e organeve.

37 persona janë arrestuar këtë vit në Egjipt për trafik organesh, por shumë të tjerë mendohet se i janë shmangur drejtësisë.