Një nënë ka në Brazil ka lindur foshnjen e saj plot 7 kilogramë dhe 328 gramë.

I lindur në Parintins, Brazil , më 18 janar, “Giant Baby” Angerson lindi në spitalin Padre Colombo , 369 kilometra nga Manaus .

Nëna, Cleidiane Santos dos Santos, 27 vjeçe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë ka pesë fëmijë. Në javën e 40-të të shtatzënisë, ajo mbërriti në spital një ditë para lindjes, më 17 janar, dhe foshnja lindi menjëherë pas pranimit me prerje cezariane.Nëna tha se ishte e befasuar nga madhësia e lindjes së saj të fundit.

“Mendova se peshonte katër kilogramë, në vend të kësaj ishte shtatë. Dua të falënderoj ekipin e spitalit Padre Colombo, i cili më ka dhënë kurajo dhe më ka trajtuar shumë mirë që kur kam ardhur këtu,” tha ajo.

“Nëna po merr ndihmë intensive nga ekipi i Neonatologjisë, i cili kujdeset për të gjitha trajtimet e nevojshme. Të gjithë jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirënjohës që kjo lindj u zgjidh pozitivisht. Situata ishte në çdo rast në rrezik: është një rast i rrallë që na befasoi edhe ne. Në bazë të ekografisë imagjinuam që foshnja do të peshonte gjashtë kilogramë. Dhe përkundrazi e kaloi këtë parashikim,” tha mamia.