Shiu i mbrëmjes së kësaj të shtune i ktheu rrugët e Durrësit në liqene të vërteta.
Qyteti bregdetar është përmbytur tradicionalisht sa herë ka reshje të dendura shiu, dhe këtë herë nuk kishte si ndodhte ndryshe…
Duket qartë nga fotot dhe video e publikuar në portalin Jetaoshqef, se nuk ka aspak nevojë për të komentuar situatën e krijuar në rrugët kryesore si atë “Egnatia” apo zonën tek stacioni i trenit.
E njëjta gjendje e rënduar është në të gjithë qytetin e lagjet periferike.
Drejtuesit e mjeteve mundohen të evitojnë daljen në mot të tillë, sepse e dinë që do të kenë fatin e automjetit që shfaqet në video.
E meqë shirat e vjeshtës sapo kanë nisur qytetarët durrsakë duhet të përgatiten të përballojnë “me kurajo” situata të tilla në të ardhmen.
Ishalla moti tregohet “i mëshirshëm” me Durrësin, sepse përsa i përket ndërhyrjes së organeve të pushtetit vendor për të evituar përsëritjen e situatave të tilla, qytetarët kanë kohë që e kanë humbur shpresën.





