Vendim me prapavijë politike e ka cilësuar ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shefi i Organizimit në grupin Berishës tha se ish-ministri i Brendshëm doli nga burgu si miliarder, ndërsa shtoi se pasuritë e tij duhet të ishin konfiskuar.

“Duke dalë nga burgu ai fitoi, tani i mbetet vetëm të shijojë paratë. Tahiri krahasuar me Ramën ishte një cigare hashashi. A ka drejtësia sot një logjikë që ndryshoi akuzën nga akuzat për kanabizim të vendit tek shpërdorimi i detyrës?!

Sot kjo situatë, liria që iu dha Saimir Tahirit vërteton mungesën e drejtësisë. Tahiri gjatë kohës kur ka qenë deputet dhe ministër nxori një urdhër që nëse kapesh me x gram hashash beje dy-tre vite burg.

Ka fëmijë që janë arrestuar për këtë dhe po bëjnë më shumë burg sesa Tahiri. Unë kërkoja konfiskimin e pasurisë së Tahirit, dhe ato para të shkonin për ndihmë ekonomike, për infrastrukturë.

Kanë bërë qindra miliona euro këta me kanabis, nuk mbollën një parcelë, por një shtet. Ne duhet të jemi realist me analizën. Lirimi i Tahirit ka edhe një prapavijë politike. Kush është? Ajo që thashë, që Tahiri di shumë për Edi Ramën. Fakte dhe prova të lidhjeve kriminale të Ramës ka pa fund.

Këta arrestuan Tahirin, por nuk mund të arrestohet Tahiri pa Ramën. Njeriu që mbolli një shtet të terë doli nga burgu dhe doli miliarder nga burgu sepse nuk ka konfiskim pasurie”, tha Klevis Balliu.