Këshilli i Ministrave ka vendosur të lirojë nga detyra Dorian Tolën, zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim vjen 6 muaj pas emërimit të tij si zëvendësministër i kësaj ministrie.

Vendimi është marrë me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ende nuk dihen arsyet e lirimit të tij nga posti i zëvendësministrit, të cilin e mbante prej 5 qershorit të vitit 2024.

Tola më herët ka qenë Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.