Dy javë përpara fundit të Premier League, Manchester United është treguar cinik ndaj Bournmouth në transfertë, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Casemiros në minutën e nëntë. Skuadra e Ten Hag renditet në vendin e katërt me 69 pikë, po aq sa ka Newcastle i vendit të 3-të.

Ndërkohë, Liverpool luajti sot ndeshjen e parafundit për ta në këtë sezon të kampionatit anglez, me The Reds që nuk shkuan më shumë se një barazimi 1-1 në “Anfield” ndaj Aston Villas, duke mbetur jashtë Champions League.

Konate shkaktoi penallti pas një ndërhyerje ndaj Watkins në minutën e 22-të, por për fat të mirë nuk rezultoi fatale për skuadrën e Klopp, pasi po Ëatkins gaboi nga pika e bardhë. Gjithsesi, mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 27-të fale J.Ramsey.

Vendasit barazuan me Gakpo në fillimin e pjesës së dytë, por goli u anulua për Offside. Në shtesë, Firmino vendosi përfundimisht ekuilibrat. Liverpool renditet në vendin e pestë me 66 pikë, ndërsa Aston Villa e shtata me 58 pikë.