Liverpool ka vazhduar formën e mirë edhe në ndeshjen ndaj Hull Cityt, të cilën e mposhti me rezultat 5:1.Me golat e Lallanas, Manes, Coutinhos dhe dy të Millner futbollistët e Jurgen Klopp, shënuan fitoren e radhës në Premierligë. Në ndeshjen tjetër ndërmjet Swansea dhe Manchester Cityt, fitorja u ka takuar lojtarëve të Pep Guardiolas të cilët fituan me rezultat 1:3. Dy gola nga Kun Aguero dhe një nga Sterling, u ka mjaftuar qytetarëve për të vazhduar me fitore në kampionat.





