Leroi Sane po përton nisje fantastike të sezonit me Bajernin, aty ku saktësia e goditjeve në portë dhe driblimet janë kthyer në “meloditë” e përjavshme në kampin e bavarezëve. Por raportimet e fundit nga prestigjiozja angleze “Daily Mirror” theksojnë se Jyrgen Klop parashikon që Leroi Sane të zëvendësojë Mohamed Salahun, i cili po mendon transferimin në verë tek Al-Itihad.

Burimi në fjalë shkon më tej se Liverpuli, që është i gatshëm të thyejë rekord në kosto, deri në 100 milionë euro, e cila do t’ia kalonte edhe blerjes së Nunjezit nga Benfika (93 mln euro).