Hedhësi i çekiçit, Ali Zanqawi nga Kuvajti, në mënyrë të pavullnetshme ka goditur rëndë gjyqtarin kur gjatë Lojërave Aziatike në Kinë, çekiçi shkoi në drejtim të gabuar.

Pas këtij aksidenti, sportisti shkoi me vrap për të ndihmuar gjyqtarin, i cili fatmirësisht u godit në këmbë dhe jo në ndonjë pjesë të sipërme të trupit. Sipas “Reuters”, gjyqtari 62-vjeçar Huang Qinhua pësoi një frakturë në këmbë që shkaktoi gjakderdhje të konsiderueshme.

Atleti përdori duart e tij për të shtrënguar këmbën e arbitrit kinez në mënyrë që të ndalonte gjakderdhjen.