Olga Karmona u kthye në heroinën e Spanjës në finalen e Botërorit, aty ku me golin e saj i dha për herë të parë një Kupë Bote skuadr

Olga Karmona u kthye në heroinën e Spanjës në finalen e Botërorit, aty ku me golin e saj i dha për herë të parë një Kupë Bote skuadr

Olga Karmona u kthye në heroinën e Spanjës në finalen e Botërorit, aty ku me golin e saj i dha për herë të parë një Kupë Bote skuadrës së Spanjës për femra.

Ndërkohë, menjëherë pas ndeshjes u dha lajmi se futbollistes i ka vdekur babai, gjë e cila gjatë dhe para ndeshjes i është mbajtur sekret.

Vetë lojtarja ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një postimi, duke u shprehur se kishte një yll në qiell që e ka ndihmuar për të bërë atë paraqitje. Karmona u shpall edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes.

“Dhe pa e ditur, kisha yllin tim përpara se të fillonte ndeshja. E di që më ke dhënë forcën për të arritur diçka unike. E di që më ke parë sonte dhe je krenar për mua. Pusho në paqe babi”, shkruan lojtarja në rrjetet sociale.