Çmenduri pas ndeshjes Piacenza-Novara, e cila përfundoi 1-1, me protagonist mbrojtësin tunizian, Yohan Benalouane, i cili goditi me grusht një ultras të tifozerisë kundërshtare pak jashtë stadiumit.Lojtari, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, ishte larguar nga gardhi i stadiumit, ku ishte parkuar autobusi i ekipit, për të shkuar të merrte disa sende personale nga makina e kolegut të tij Galuppini.

Gjatë rrugës ai u ndalua nga një grup tifozësh vendas, me të cilët filloi menjëherë një debat i cili përfundoi me Benalouane duke goditur me grusht në fytyrë njërin prej tyre, një fytyrë e njohur në qytet, i cili përfundoi në tokë dhe më pas në spital duke bërë 10 qepje në vetull.

Lojtari më pas u shoqërua nga policia në komisariat për kontroll, duke u liruar në orët e vona të mbrëmjes. Ndërkohë, tifozë të tjerë u mblodhën në stadium dhe bllokuan autobusin brenda stadiumit deri në orën 21:00.