15 prill 2014 – Gianni de Biasi duket se duhet t’i bëjë planet pa Loret Sadikun në eliminatoret e Europianit 2016. Mbrojtësi kosovar i cili ashtu siç u tha do te luante vetëm një ndeshje me Kosovën për t’u rikthyer më pas në kombëtaren kuqezi, ka vendosur të mos rikthehet nën urdhërat e De Biasit. Këtë e konfirmon trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki që sqaron se mbrojtësi do të jetë figura qëndrore e skuadrës së tij. Sipas Bunjakit, ai po negocion me Helsinborgun që ta lërë të lirë lojtarin për datat e miqësoreve të Kosovës, dhe prania e Sadikut në këto ndeshje përjashton automatikisht një rikthim të tij te Shqipëria. Kështu, pas Ujkanit, Loret Sadiku është largimi i dytë nga kombëtarja kuqezi që i bashkohet përfaqësueses së re të Kosovës e cila ka 2 miqësore për të luajtur, me Turqinë dhe Senegalin tani në Maj.
Loret Sadiku nuk kthehet në kombëtare, do të luajë me Kosovën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nuk u kompensuan pas rritjes së çmimit të naftës, nga sot transporti publik reduktohet me 40% në të gjithë Shqipërinë
Shqipëria kryeson në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse! Pagat vijojnë të mbeten të ulëta
Rikthehen reshjet e shiut në disa zona, ja parashikimi i motit për sot
“Kërcënimet, turp i madh”/ Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të, që të harrohej krevati i Mirit





