Teksa marr ne dore telefonin dhe hap rrjetet sociale, lajmi fundit tashme kishte dale.

Dikush guxoj dhe shkrepi armen mbi nje POLIC, mbi nje djale, bir, burre, vella, kushuri apo komshi dhe kembagaz dhe u largu.

Mbeten vetem ai dhe uniforma. Ajo e cila eshte marr tek magazina per ta veshur, respektuar dhe per ta nderuar sic jemi betuar.

Por me kot. U gjend ne toke, bashke me te ndjerin duke shuar ne mes enderra, plane dhe jete njeriu.

Teksa lexoja disa komente me beri habi, cudi madje aq sa te leviz gjaku ne ven tek shikoje sesi disa djem, hera heres dhe burra madje baballar komentonin ne lidhje me ate cka sot ndodhi.

Ishin komente te cilat per nje moment te mbushnin me mllef duke qene dakord me ate cka kishte ndodhur dhe hera heres duke e perkrahur kete gje.

Ne mendje me erdhi ne cast fakti qe pse jemi ketu ku jemi, pse vendosim enderrat, jeten tone ne rrezik per nje pune te cilen njerezit nuk na duan por vetem presin o te gabojme o ti ndihmojme.

Dhe u nisa ti ktheja “replay” neper komente, madje duke i share por stopova per nje cast.

Stopova per disa arsye, stopova se per ne ben bujë sesi nje Punonjes Policie mund te tregohet arrogant, sesi nje Punonjes Policie mund te sillet pa etike, sesi nje Punonjes Policie mund te shaj dhe ofendoj ne rrjete sociale pa i vene fre vetes ne ate cka nxjerr nga goja apo tastiera por nuk ben buje fakti qe nje Baba sot eshte pa djalin e tij ne shtepi, sesi nje Nene sot qane ate cka ka me te shtrenjte, sesi nje Moter vuan per mbeshtetjen dhe prezencen e te vellait dhe nje Vella i pikon shpirti per te vellan.

Ne i harrojme keto, harrojme faktin qe per nje Punonjes Policie qe nga momenti qe del nga dera e shtepise ka perball tij “dy rruge” jo sepse i zgjedh ai por qe ecin me te ne gjithe karrieren e tij. Njera eshte varri, tjetra burgu.

E teksa ai ecen me peshen e te dyjave synon te mos trokas tek asnjera nga keto por te eci drejte se vertetes dhe karrieres se tij.

Ne gabojme shpesh here, qofte nga dashja nese doni apo padashja, qofte nga ngarkesa apo nga neglizhenca, qofte nga profesionalizmi apo mediokriteti, mirepo ajo cka vlen eshte se NE jemi JU.

Ne jemi njelloj si ju ashtu sic ju jeni ne cdo pune apo profesion qe mbroni dhe punoni po ne nuk ju vrasim.

Ne jemi si JU.

M. K.