Kreu i PD-së dega Durrës, Luan Hoti ka bërë publike emrat që sipas tij kryeministri Edi Rama i ka emëruar në krye të disa prej institucioneve kryesore në Durrës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hoti shkruan se në vend që të emërohen profesionistë vendas, Rama ka sjellë “ushtarë të bindur” nga Tirana dhe Fieri.

Ndër të tjera, ai shton se edhe socialistët e Durrësit janë ngritur kundër kryeministrit për këtë vendim, që sipas kreut të PD Durrës është vetëm maja e ajsbergut.

Postimi i plotë:

*Rama dhe banda e tij po plaçkisin Durrësin!*

Durrësi është vënë nën pushtetin e *hajdutëve të Rilindjes*, të cilët kanë sjellë *militantë dhe servilë nga Tirana dhe Fieri* për të kapur çdo institucion dhe për të plaçkitur qytetin. Në vend që të emërohen profesionistë vendas, Rama ka sjellë ushtarë të bindur për të vjelë çdo qindarkë!

*Ja emrat e të emëruarve që do të shkatërrojnë Durrësin:*
🔴 *Elton Varaku – AKU*
🔴 *Kreshnik Bajraktari (nga Tirana) – APD*
🔴 *Dorian Mema – IMT*
🔴 *Sedi Caushi – UKD*
🔴 *Alion Hysko – Drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve*
🔴 *Denis Shabani (nga Tirana) – Drejtor i Doganave Durrës*
🔴 *Xheni Beqaj (nga Fieri) – DPSHTRR Durrës*
🔴 *Gentian Liko (nga Tirana) – Drejtor i Hekurudhës*

*Po Rama vallë nuk i njeh këta hajdutë?* Apo bën sikur nuk di asgjë? Nuk e mban mend *Vangjush Dakon*? Po *Ardian Çelën*? Po *Jurgys Cyrbjen*? Po *Rrahman Rrahjen*? Po**ministrin e tij aktual të Mbrojtjes*? Po *Pirro Vengun*? *Kush i solli këta? Kush i vendosi në pozitat kyçe?*

🚨 *Madje, edhe socialistët e Durrësit janë ngritur kundër Ramës!* Ata po e kuptojnë që kjo klikë po i përdor dhe po i përjashton. Vetë kreu i PS-së lokale, *Luan Zaza*, ka pranuar dështimin e kësaj politike: *“Ne po na përzënë njerëzit, s’po na pranojnë”*.

🔴 *Por kjo është vetëm maja e ajsbergut!* Në ditët në vijim do të publikojmë *listën e plotë të drejtorëve hajdutë të kryebashkiakes* që po e rrënojnë Durrësin!

🛑 *Mjaft më! Durrësi nuk është plaçkë tregu!* Rama dhe banditët e tij do të largohen njëherë e mirë! *Qyteti nuk do të bjerë në duart e hajdutëve!* Koha për ndryshim është tani!

🛑 *Më 8 shkurt, të gjithë në protestë për t’i dhënë fund sundimit të kësaj bande hajdutësh!* ✌️