Jemi mësuar gjithnjë që veshjet e saj të nxjerrin në pah hiret për të cilat përflitet shumë. Por këtë herë ka vendosur të ndryshojë. Biondja seksi ka vendosur të postojë një foto ku jo shihet e veshur me një fustan të gjerë e të gjatë, që i mbulonte tërësisht format e saj.

Ky është një ndryshim radikal i këngëtares, pasi jemi mësuar ta shohim me veshje të ngushta. Edhe pse me një fustan ngjyrë ulliri në formë këmishe të gjatë dhe në vend të takave të larta, një palë atletet të zeza, ajo duket sërish seksi. Moderatorja ka marrë me dhjetra komente komplimentuese nga fansat e saj të shumtë.