SIRI– Presidenti sirian, Bashar al Assad ka rekrutuar një ushtri me gra në përpjekje për të mbushur gropën e krijuar pas dezertimeve të shumta në ushtri.

Më shumë se 500 gra kanë krijuar një njësi paramilitare, të quajtur “Luaneshat e Mbrojtjes Kombëtare”.

Ato janë trajnuar në një kamp në qytetin e Homsit.

Gratë janë pjesë e Forcës Kombëtare të Mbrojtjes, e përbërë nga 10 mijë persona, që është edhe forca kyçe e presidentit Assad kundër rebelëve.

Kritikët thonë se gratë e armatosura me kallashnikovë janë një taktikë propagandistike, që ka për qëllim që të detyrojë rebelët të vrasë gratë.

Ndërkohë, të tjerë thonë se duke parë se si ato i mbajnë armët dhe se si janë trajnuar, do jenë viktima të lehta për rebelët.