NATO është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë dhe po rrit nivelin e përshkallëzimit.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg për përdorimin e raketave nga Kievi të furnizuara nga vendet e aleancës për të goditur territorin rus.

Më herët, Stoltenberg deklaroi se duhjet të rishikohet kufizimi i përdorimit të armëve perëndimore brenda territorit rus.

“Duart e Ukrainës janë të lidhura për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj saj në lidhje me përdorimin e armëve perëndimore në tokën ruse.

Unë mendoj se ka ardhur koha për të rishikuar disa nga këto kufizime,” tha Stoltenberg, shkruajnë mediat e huaja.