Luiz Ejlli përmes një postimi në Instagram ka rikujtuar rrugëtimin e tij nga hyrja në Big Brother deri më sot, ku ka krijuar një familje me vajzën që ai u dashura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe sot është babai i një vajze.

Ish-fituesi i edicionit të kaluar të BBV2, Luiz Ejlli publikoi një video ku rrëfeu emocionet që përjetoi në situata të ndryshme brenda shtëpisë së BBV por edhe pasi doli.

“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”

Në një moment ai kujtoi dhe momentin kur mori “Po” prej Kiarës, ku e quan si çmimin më të madh që fitoi nga BBV. “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha “PO”, tha Luizi.

Disa ditë më parë ai u bë dhe babai i një vajzë, ku falënderon Kiarën që i ka bërë dhuratën më të bukur në jetën e tij.

“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola”, shprehet Luizi.