Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një i moshuar i ka vënë flakën gruas së tij.

Mësohet se, Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 72-vjeçari me iniciale P.J., banues në fshatin Këllëz për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

“Ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër pë veprime të mëtejshme.