SHBA, 21 mars 2013– Ndodh shumë shpesh në filma hollivudian dhe rrallëherë, për të mos thënë asnjëherë në realitet. Por, ja që në rrugët e Kansas Sitit ndodhi, një i pastrehë, tejet i varfër i kthen unazën me vlerë 160.000 dollarë një gruaje të re.
Me sa duket ndershmëria tek Billi Rei Harris ndodhet diku në fundin e ndërgjegjes së tij, për sa kohë që unaza iu hodh vetë në gotën me të cilën lypte. Edhe pse unaza ra pa dashje në gotën e Harris, ai të nesërmen kur gruaja e re kaloi pranë tij ia kthen unazën e fejesës.
Që pas këtij momenti, në internet filloi një fushatë për mbledhjen e ndihmave për të pastrehun dhe deri tani janë mbledhur më tepër se 142 000 dollarë nga dhurues nga e gjithë bota.
Jeta e Harris ndryshoi totalisht, pasi nuk do ti kalojë më netët e tij poshtë urës por në shtëpi. Me parat e mbledhura në fushatën e donacioneve në internetit, ai ka blerë një shtëpi me tri dhoma në Kansas Siti.





