“M Chic” bën 1 vjeç në ambientet e reja të sallonit sa modern e elegant, ku çdo vajzë e grua përkëdhelet nga duart e Mailindës dhe mendja e saj gjithnjë kreative.

Të gjitha klientet që frekuentojnë këtë sallon, dalin jo vetem më të kuruara, por edhe më të paqta, pasi Mailinda i ofron mundësinë edhe të çlirimit të të gjitha streseve të akumuluara gjatë ditës, sepse ajo ka menduar me detaje se si të kënaqë në maksimum klientet e saj.

Majlinda tregon më shumë për “DurrësLajm” mbi mënyrën e saj të konceptimit për këto shërbime që ajo ofron.

“Shërbimi fillon ndryshe që me larjen e kokës në lavatest, i cili vjen në një mënyrë shumë të veçantë në sallonin tonë: shoqërohet me një masazh linfo drenant, i cili ndihmon në shkarkimin e tensioneve të ditës, streseve, duke i dhënë një relaks klientit”, tregon ajo.

Më pas vijon marrja e shërbimeve në sallon, ku serviren një sërë shërbimesh ekstra nga disa specialistë të njohur në vend.

“Kemi bashkëpunim me një doktor italian, i cili vjen për të bërë refleksologji plantare. Një doktor nga Tirana bën fillera për t’i bërë mikeshat tona të ndjehen më të bukura. Një vajzë shumë e talentuar që vjen nga Spanja bën punimin e vetullave microblanding. Një doktoreshë nga Italia bën trajtime Reiki, që ka shumë benefite për shëndetin e njeriut. Këto janë shërbime shumë te veçanta që kryejmë në sallonin tonë”.

Në “M Chic” vijnë edhe festat ndryshe

Shërbimet e veçanta nuk mbarojnë këtu, pasi Mailinda ka sjellë një risi për ato grupe mikeshash dhe shoqesh që duan të kalojnë momente ndryshe së bashku, e cila ka menduar t’i sjellë festën në sallon teksa ato marrin trajtimet që dëshirojnë.

Ndërsa një sallë e vogël Prive, është konceptuar për ato persona të cilët kanë nevojë të kenë privatësinë e tyre, ndërsa shërbimi është ekskluziv nga duart e Mailindës.

Një risi e “M Chic” është dhe produkti “Hair Restorer” që ka sjellë efekte mbresëlënëse në daljen e flokëve të rinj. “Vogëlushja” e Mailindës, siç preferon ajo ta emërtojë produktin me vajra esencialë dhe përzierje bimore me origjinë nga India, është pritur shumë mirë në tregun tonë dhe ka pasur një feedback tejet pozitiv.