Presidenti francez Emmanuel Macon ka ndryshuar numrin e telefonit dhe vetë telefonin, pasi dyshohet të jetë në mesin e ”viktimave” të përgjuara nga virusi “Spyware Pegasus”, raporton BBC.

Nuk është e qartë megjithatë nëse softueri kishte qenë në të vërtetë i instaluar në telefonin e përdorur nga presidenti Macron, por emri i tij shfaqet në listën e 50 000 kontakteve të mundshme.

Historia ka alarmuar Parisin orët e fundit deri në pikën ku presidenti Macron, arriti të mbledhë një këshill i jashtëzakonshëm të mbrojtjes kushtuar çështjes ”Pegasus” dhe çështjeve informatike të sigurisë.