Mes lëvizjeve të shumta që po ndodhin së fundi në botën e televizionit në vend, gjatë javës së kaluar u zyrtarizua kalimi i gazetarit Ylli Rakipi në “Top channel”, në vend të Sokol Ballës.

Së bashku me të u tha se pjesë e “Top Channel” do të ishin edhe dy analistët e emisionit ‘Të paekspozuarit’, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.

I kontaktuar nga Politiko.al analisti Fatos Lubonja u shpreh se ai nuk e ka ndërprerë kontratën me televizionin “News 24”.

Në këtë mënyrë Lubonja do të vijojë të jetë pjesë e ekranit të “News 24”.