Një automjet i parkuar në rrugë, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, rreth orës 03:20, në lagjen nr. 4 të qytetit.
Policia ka bërë me dije se është djegur makina tip Benz me targa SR8100B, në pronësi të shtetasit Gjergji Shkokota, lindur në Durrës dhe banues në Sarandë.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, të cilët kanë pohuar se kanë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme.
Sipas policisë ka dyshime që mund të jetë një zjarrëvënie e qëllimshme, por nuk përjashtohet edhe mundësia se flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë uniformat blu po hetojnë në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur pronari i mjetit, i cili punon shofer në një biznes peshku në Sarandë.





