Një aksident i rënë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe disa pasagjerë. Dy prej tyre kanë arritur të dalin, ndërsa dyshohet për një viktimë.

Ngjarja e rënë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit, ndërsa mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.