TIRANE, 15 dhjetor 2013 – Nje makine me të cilën udhëtonin kater persona ka dalë nga rruga në afërsi të urës së Limuthit, në aksin Tiranë-Durrës. Të plagosur kanë mbetur 3 femra dhe drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin ushtarak, prej ku mësohet se 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se makina, me targë AA038DI, udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe në tentativë për të parakaluar ka dalë nga rruga. Të plagosurit po shkonin në një dasmë.
Makina me dasmorë del nga rruga, 4 të plagosur
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





