Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Mannheim të Gjermanisë ku një makinë ka marrë përpara turmën e njerëzve në rrugën tregtare Planken.
Sipas asaj që bën të ditur BILD, janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje si dhe fakti nëse ky është një aksident apo një sulm.

Raportohet se një person ka humbur jetën (lajmi nuk është konfirmuar nga burime zyrtare) dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të BILD, drejtuesi i makinës është arrestuar, teksa policia iu ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit.