Një makinë është djegur plotësisht në aksin rrugor Korçë-Pogradec pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 pranë fshatit Pirg.

Makina tip “Benz” me drejtues shtatsin R.O., dyshohet se ka pësuar defekt teknik e për pasojë ka marrë zjarr.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.