Një aksident i rëndë, është shënuar pasditen e sotme në Lezhë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Lalmit të Ri, ku siç shihet nga pamjet e mëposhtme një automjet tip Volswagen ka përfunduar i përmbysur në kanalin anës rrugës.

Mësohet se si pasojë e një defekti, makina mori gaz duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetit shpëtoi për mrekulli pa asnjë lëndim serioz.