Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë, pranë fshatit Skrofotin.
Mësohet se një automjet është përmbysur në mes të rrugës në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person i cili është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.