Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë, ku një makinë ka përplasur 3 nga 5 fëmijë shqiptarë që po kalonin rrugën.

Sipas Kryqit të Kuq bavarez, që të pestë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt. Tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit po trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar.
 
Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë përjetuar lëndime të rënda dhe janë dërguar me helikopter në Klinikën Traunstein.

Të pestë fëmijët janë të afërm mes tyre, ndërsa jetonin në Gjermani prej shumë kohësh.